U arrit marrëveshja në minutën e fundit/ Patozi: Nuk është për tu duartrokitur! Janë ende në vitin 2017

Shqipëria

U arrit marrëveshja në minutën e fundit/ Patozi: Nuk është për tu duartrokitur! Janë ende në vitin 2017

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:29
Astrit Patozi

Astrit Patozi, ish deputeti i PD ka folur për marrëveshjen e opozitës të arritur në minutën e fundit për koalicionin me aleatët, duke thënë se nuk është për tu duartrokitur.

Në fjalën e tij në “Open”, u shpreh se me këtë koalicion kanë treguar se jemi ende në vitin 2017, ndërsa Bylykbashi u shpreh se në minutën e fundit janë diskutuar vetëm detajet.

Bylykbashi: E keni parasysh që çdo marrëveshje është në minutën e fundit por diskutimet më para kanë çuar në pjekjen e asaj marrëveshje. Besoj që në të kaluarën zor se gjejmë marrëveshje që nuk kanë qenë të njëjta.

Diskutimet kanë kohë që janë zhvilluar, por detajet janë në minutën e fundit.

Patozi: Këtu nuk është dita për të duartrokitur sepse çfarë ka thënë sot koalicioni që është materializuar. I ka thënë Shqipërisë që jemi në vitin 2017. Pra jemi në një Déjà vu mes raportit të forcave. E vetmja risi e zgjedhjeve sot nga 2017 është fakti që ka parti të reja. Kjo është e vetmja risi që kanë qytetarët përpara që të shkojnë drejt kutive të votimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat