Braimllari: Korça sot vuan monopolin e oligarkisë

Shqipëria

Braimllari: Korça sot vuan monopolin e oligarkisë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:59
Endrit Braimllari

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se sot Korça vuan monopolin e oligarkisë, duke theksuar se të rinjtë korçarë meritojnë vlerësim dhe përfaqësim.

Sipas tij, pas 25 prillit ka vetëm ndëshkim popullor për oligarkinë.

“Korça sot vuan monopolin e oligarkisë dhe pushtetit personal të Niko Peleshit në kurriz të qytetarëve të ndershëm.

Të rinjtë korçarë meritojnë vlerësim dhe përfaqësim. Përfaqësuesit e klanit të plehrave në Korçë do të marrin goditjen përfundimtare nga të rinjtë Korçarë.

Të bëjnë kujdes se goditja popullore do të jetë e pamëshirshme dhe nuk ka më makinacion politik që do mund ti shpëtojë.

Pas 25 Prillit, ka vetëm ndëshkim popullor për oligarkinë dhe për ato të cilët abuzojnë me qytetarët. #shqipëria_shtëpia_juaj????????”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat