Nard Ndoka flet për memet që ‘e bënë të famshëm’: Filluan si sulme politike

Shqipëria

Nard Ndoka flet për memet që ‘e bënë të famshëm’: Filluan si sulme politike

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 21:17
Nard Ndoka

Në këtë episod të “Jashtë Loje” i ftuar ishte kryetari i PDK-së, Nard Ndoka.

Ai u pyet për marrëdhëniet e tij me memet, të cilat duket sikur e kanë bërë më të famshëm.

Lidhur me pyetjen se nëse ai vet i ka bërë memet me qëllim, Ndoka u përgjigj kështu:

“Memet kanë filluar si një sulm politik në fillim. Unë jam një politikan që kam kërkuar gjithmonë lirinë, kam patur përplasje me Sali Berishën, kam patur përplasje me Edi Ramën.

Me dy kompanitë e mëdha politike në intervale të ndryshme, por sulmet vinin nga të dyja palët. Por se unë do i kundërvihesha ose do shprehja bezdi, ata do të vazhdonin akoma, ndaj unë u futa në lojën e tyre”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top News (@topnews_al)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat