Dëshmia/ Si u zbulua që Cukali kishte porositur vrasjen me tritol në Kamzë

Shqipëria

Dëshmia/ Si u zbulua që Cukali kishte porositur vrasjen me tritol në Kamzë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 14:08
Gjergj Cukali

Një prej kushërinjve Jakimi ka nxjerr emrin e Gjergj Cukalit si personi që do i jepte një vlerë prej 30 mijë euro për eliminimin fizik të Gjon Menës, me anë të atentatit.

Dy kushërinjt Edmond dhe Enver Jakimi, janë vënë në pranga fillimisht dhe më pas është bërë edhe arrestimi i Cukalit. Ata janë të akuzuar si të përfshirë në vendosjen e lëndës eksplozive në makinën e Menës në Kamzë në 9 shkurt.

Pas nxjerrjes se emrit të Cukalit, policia la bërë përgjime dhe vëzhgime të tij.

Gjithashtu, dyshohet se vetë Cukali nuk rezulton të ketë konflikt të drejtpërdrejt me Menën, duke çuar hetuesit në  dyshimin se mund të ketë persona të tretë që e kanë kërkuar eliminimin e tij fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat