Lulzim Basha takon studentët: Ju jeni e ardhmja, mos u dorëzoni!

Shqipëria

Lulzim Basha takon studentët: Ju jeni e ardhmja, mos u dorëzoni!

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:04
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi sot një grup të rinjsh, që po e zhvillojnë mësimin online për shkak të pandemisë, të cilëve u tha se duhet të jenë optimistë për të ardhmen pasi kjo situatë e vështirë do të kalojë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale kryedemokrati thekson: “Me energjinë dhe dëshirën e të rinjve për ndryshimin e madh. Shqipëria fiton me rininë. Shqipëria fiton”.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë Basha shprehet: “Ju jeni e ardhmja, kështu që mos u mërzisni, mos u dorëzoni, përkundrazi ju duhet ti jepni energji njëri-tjetrit, njëra-tjetrës, dhe gjithë shoqërisë. Të jeni të sigurt ju dhe gjithë shokët e shoqet tuaja se do ta kalojmë këtë situatë të vështirë.

Të jeni optimistë për të ardhmen. Gjëja e vetme ku Shqipëria nuk ka ndryshim me Evropën është rinia. Nuk keni asnjë ndryshim, as në botëkuptim, as në përgatitje, as në aksesin në informacion, as në shije. Në çdo gjë, letërsi, muzikë, art kinematografi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat