'Bomba’ në ambasadën sovjetike/ Këlliçi: Ngjarje makabre ekzekutimi pa gjyq i 22 intelektualëve

Shqipëria

'Bomba’ në ambasadën sovjetike/ Këlliçi: Ngjarje makabre ekzekutimi pa gjyq i 22 intelektualëve

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:30
Belind Këlliçi dhe Dhurata Çupi

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, së bashku me ish deputeten e PD-së Dhurata Çupi ka përkujtuar 70 vjetorin e vrasjeve makabre të 22 intelektualëve me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951.

‘Sot, në kuadër të 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona, 22 prej të cilëve i ngjitën në një kamion ushtarak të mbuluar dhe i ndalën buzë Erzenit, në fshatin Mënik, ku i ekzekutuan pa gjyq.

Mes tyre dhe Sabiha Kasimati. Listat u përpiluan nga Sigurimi i Shtetit si një mundësi për likujduar intelektualë, klerikë e nacionalistë shqiptarë të arsimuar në Perëndim.

Sot, në kuadër të 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat