A do të kandidojë në zgjedhje Sandër Lleshaj ? Përgjigjet ish-minstri

Shqipëria

A do të kandidojë në zgjedhje Sandër Lleshaj ? Përgjigjet ish-minstri

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:51
Sandër Lleshaj

“Sa i përket listave të kandidatëve ato kalojnë në një proces të caktuar në PS, proces i cili është ende i pambyllur dhe nuk mund të them asgjë lidhur me rezultatin e këtij procesi. Jam pjesë e një ekipi politik”.

Kështu u shpreh në Euronews Albania, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa u pyet nga gazetarja Loneta Progni nëse do të jetë si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e PS-së.

Ish-ministri theksoi se është i angazhuar në politikë, por sipas tij në një stol tjetër.

“Së pari dua të them se kjo kohë është një kohë që më ka shërbyer dhe më ka dhënë mundësi që të gjej çaste të më menduar më thellë për veten, për të analizuar në qartë, komoditet për analizuar situatën politike. Unë jam pjesë e një ekipi politik, që drejtohet nga Edi Rama. Vazhdoj të jem pjesë e këtij ekipi politik por në një stol tjetër. Më shumë kam parë sesa kam folur, por ka qenë aktiv”, tha ai. 

“Unë nuk e kam lidhur jetën time me vende të sigurta. Motivi i përfshirjes time ka qenë përgjigjja ndaj një thirrje dhe bindja që kam diçka për të dhënë”, shtoi ai më tej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat