“Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga?” Rama flet për pasurinë: O të marrsha të keqen…

Shqipëria

“Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga?” Rama flet për pasurinë: O të marrsha të keqen…

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:28
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pak ditë pasi në media qarkulloi një lajm lidhur me pasurinë e tij dhe të familjes. Një qytetar e pyeti kryeministrin në Facebook, “si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga si qeveritar?”. Kreu i qeverisë e mohoi duke i cilësuar lajme tilla budallallëqe. Ai shkruan më tej se pasuria e tij verifikohet qindarkë për qindarkë nga Inspektoriati Kombëtar.

“Une nuk kam bere 1 miliarde leke o te marrsha te keqen, po keshtu eshte kur disa shkruajne budallalleqe ligesisht e te tjere bien pre e budallalleqeve marrezisht! Qe ta marresh vesh ti e kushdo qe e ka ngrene kete budallallek, pasuria e familjes time verifikohet qindarke per qindarke nga Inspektoriati Kombetar perkates, njesoj sic behet me Vetingun e gjykatesve e te prokuroreve, e nuk ka qindarke te pajustifikueshme qe i shpeton verifikimit! Keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te akuzuar apo perqeshur, po jo kete se eshte shume qesharake” shkruan Rama. Por cfarë thoshte lajmi për pasurinë e Edi Ramës?

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat