Balla i përgjigjet Bashës: Nuk ju pëlqejnë gënjeshtarët? Mos i votoni!

Shqipëria

Balla i përgjigjet Bashës: Nuk ju pëlqejnë gënjeshtarët? Mos i votoni!

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:29
Lulzim Basha dhe Taulant Balla

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi një video në Facebook ku këshilloi shqiptarët e pakënaqur të zëvendësojnë drejtuesit e tyre, nëse nuk janë të kënaqur me ta. 

Megjithatë, nuk ka vonuar as kundërpërgjigjia nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla ka publikuar në Facebook një video ironizuese nga selia e PD ku shihet të dalin një sërë personazhesh, pasi kanë përfunduar takimin me Bashën. Ajo që bie në sy është se kryedemokrati u ka premtuar të gjithëve që do të kandidojnë të dytët në listën e Tiranës për deputet.

“Nuk ju pëlqejnë GËNJESHTARËT? MOS I VOTONI!”, shkruan Balla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat