Programet ekonomike, eksperti: Oferta e PD-së hamburger, e PS sufllaqe

Shqipëria

Programet ekonomike, eksperti: Oferta e PD-së hamburger, e PS sufllaqe

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 18:26
Enriko Ceko

Në një intervistë për gazetarin Xhoi Malësia në RTV Ora, eksperti i çështjeve ekonomike Enriko Ceko komentoi ndër të tjera edhe programet ekonomike të publikuara nga partitë politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Sipas tij, oferta e PD ngjan me një hamburger, ajo e PS me një sufllaqe, ndërsa ofertat e partive të tjera me një hot-dog.

Enriko Ceko: Unë do ti ndaja në tre lloje, ofertat e grupimeve politike. Oferta e PD mua më ngjan me një hamburger; oferta e PS më ngjan me një sufllaqe kurse ofertat e këtyre partiçkave të tjera më ngjajnë me hot-dogun.

Hamburgu, sufllaqja dhe hot-dogu kanë një ndryshim, kanë çik graniturë brenda. Por asnjëra prej tyre nuk është e shëndetshme. Vërtetë, ajo që pretendon të promovojë PD, duket e mbushur me shifra por po ta shikosh me syrin e hollë të ekonomistit, propozimet nuk është se kanë lidhje me njëra-tjetrën. Duhet të kesh një vizion që ta mbështetësh në një mision. Pastaj ky mision mbështetet në një strategji dhe objektiva racionalë. Ndërkohë PD po tregon vetëm një plan veprimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat