Degradon komunikimi i vëllezërve në ofendime, Eni Çobani-pushtetit lokal: Do vij tek ju…

Shqipëria

Degradon komunikimi i vëllezërve në ofendime, Eni Çobani-pushtetit lokal: Do vij tek ju…

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 20:48
Pamje nga emisioni

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare javën e kaluar ka qenë Arben Mata dhe Kastriot Hoxha, ku kanë bërë një akt shitblerje, pra Kastrioti ka blerë shtëpinë e Arben Matës.

Arbeni vetë e ka të dhuruar nga prindërit e tij. Sapo shitet kjo banesë në Qershorin e 2019, në Shtator po të këtij viti i vjen një kërkesë padi nga gjykata e rrethit të hapur nga vajza e tezes Aredi Gjika duke futur të gjithë familjen gjyqësore për të konstatuar të pavlefshme kontratën e dhurimit, kontratën e përpjesëtimit, kontratën e shitblerjes përsa i përket me Kastriot Hoxhën dhe pas 4 vitesh është përfunduar ky gjyq nga gjyqtari Durim Hasa. Ky gjyqtar i ka dhënë të drejtë zonjës Aredi Gjika.

Dokumentet janë në rregull edhe ato të shitblerjes nga Kastrioti dhe akt-dhurimin kundrejt djalit të tij Arben Mata dhe të shoqes. Sapo ka ndodhur aktshitja, Kastrioti është futur në proces gjyqësor, pra nuk e ka gëzuar aspak këtë banesë. 

Aredia gjatë një telefonate në emision shprehet se ajo ka certifikatën e pronësisë dhe me të drejtë kërkon pronën e saj. Certifikata që ka Arbeni sipas saj është e falsifikuar. Edhe Altini vëllai i Arbenit u shpreh përmes një telefonate mes emisionit se prona i takon tezes së saj. Arbeni thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe ai ka qenë shumë i vogël për të ditur se çfarë ishte prona.

Në seancën e radhës “Shihemi në Gjyq” këtë fundjavë është përballur Arbeni me vëllain e tij Altini ku kanë patur një komunikim të nxehtë dhe fyerës. Të dy vëllezërit nuk flasin prej 4 viteve për shkak të pronave. Arbeni thotë se me Altinin nuk flet askush nga familja. Pavarësisht debateve të shumta dhe akuzave nuk u gjend asnjë lloj zgjidhje për këtë rast sepse ka shumë pikëpyetje dhe Eni Çobani u zotua se do e zgjidhë vetë këtë problem duke marrë një topograf të zonës dhe do takojë gjithë personat përgjegjës për të gjetur një pëgjigje.

Altin Mata: Ti dokumentat i more në 2013, po rri urtë se s’di gjë fare. Mos më bëj mua sikur je i zgjuar, po nuk je.

Arben Mata: Ti je mashtrues, duhet të ishte Aredi Gjika jo ti, këtu.

Eni Çobani: Ka qenë një nga seancat më të vështira që kam pasur këto 9 vite, jo për faktin e tematikës sesa për faktet që ju po dëgjoni nëpërmjet gjuhës së përdorur. Komunikimi kaq i nxehtë brenda familjeve shqiptare është një fatkeqësi e jashtëzakonshme dhe kjo më dhemb pafundësisht. Nuk më dhemb toka, nuk më dhembin kufijtë, nuk më dhemb gjë tjetër përveç dashurisë brenda familjes.https://youtu.be/QI6O5JAG_Oo

Gjuha ka qenë shumë e rëndë, i kërkoj sërish ndjesë publikut, seancat e ndërmjetësimit nuk mund të përcillen me gjaknxehtësi të tillë, seanca të tilla ndërmjetësimi janë për komunikim normal, të qeta, me argumente dhe fakte. O e zgjidhim me marrëveshje ose e zgjidh gjykata. Por në thelb këtu nuk është as Arbeni, as Altini, as Arqileja, këtu është shteti dhe unë kërkoj nga pushteti lokal i Çifligut, Boshnjës, i Urës Vajgurore, i Beratit, i Shqipërisë të lutem informacion sa më të plotë, përpos faktit që unë do shkoj personalisht dhe nëse këta nuk vijnë, do vijë Eni Çobani tek ju t’ju takojë të gjithëve dhe të shikojmë në terren me një topograf të zonës se ku i fillon dhe i mbaron njërit dhe ku i fillon dhe i mbaron tjetrit.

Altin Mata të falenderova në fillim të seancës për ardhjen tënde, por seanca është përcjellë në mënyrë shumë të nxehtë nga ju të dy. Ju jeni vëllezër o zotëri, tokën do ta lini aty ku e keni, ne do ikim të tërë nga kjo botë. A ke diçka për t’i thënë vëllait apo jo?

Altin Mata: Ai ndali çunin tim dhe i tha thoji babait tënd të mos vejë tek Eni Çobani.

Arben Mata: Altin Mata i kam thënë vetëm kaq, a i di gjërat që ka bërë babai jot, ku i ka prindërit, ku i ka vëllezërit, ku do vejë atje të dalë para publikut?

Dy vëllezërit nuk bënë paqe dhe nuk ia dhanë dorën njëri-tjetrit dhe Eni Çobani mbyll seancën e ndërmjetësimit duke thënë se do shihemi në Gjykatën e Apelit në Vlorë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat