25 Prilli, “pushimi” i kryeministrit arrogant!

Shqipëria

25 Prilli, “pushimi” i kryeministrit arrogant!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:31
Qamil Gjyrezi

Më 25 Prill, shqiptarët do ti japin fund arrogancës 8 vjecare të Edi Ramës. Arroganca është pjesë e personalitetit të Edi Ramës e prejardhur dhe e edukuar nga rethanat ku ka kaluar adolshencën, në ish-bllokun famëkeq në zemër të Tiranës. Personi arrogant është i dëmshëm për familjen, komunitetin ku punon dhe jeton dhe është shumë më i dëmshëm kur shfaqet dhe prezantohet nga kryeministri i një vendi. 

Cfarë rreziku kanë pensionistët, fëmijët, të rinjtë, gratë, bashkëpunëtorët, shëndetësia, arësimi, situatat e jashtëzakonshme, të durojnë arrogancën e një drejtuesi, që me qëllime manipulative e pranon vetë?!

Studim rasti: “Kryeministri arrogant” Edi Rama!

Arroganca është bindja e të qënit superior, shoqëruar nga një vetëvlerësim i ekzagjeruar. Vetëvleresim, shpesh i fryrë artificialisht, qe manifestohet përmes deklaratave të tepërta dhe me mendjemadhësi. Zakonisht personi arrogant sillet sikur eshte më i mirë se te tjeret dhe deshiron qe t’a admirojnë dhe respektojne per cilesite e tij  te veçanta apo per sukseset e tij te medha. Thellësisht arroganca eshte deshira per të dominuar te tjeret dhe nje besim i ekzagjeruar ne aftesite e veta, duke u shitur  si  i  denje per te patur me shume sukses se te tjeret.

Nje  studim prane Universitetit të Yale  zbuloi  se  sjellja  arrogante  fillon  te  zhvillohet  shume  heret  ne  jete. Keta  studiues konfirmuan  se  femijet  nga  5 – 7 vjeç  nisin te shfaqin nje mendim  arrogant pasi  besojne  se  dine  me  shume  se  te  rriturit. Sidoqoftë, në  një  kuptim  të  përgjithshëm  mund  t’i  referohemi  një vazhdimesie  të arrogancës, përfaqësuar si më poshtë:

Arroganca antagoniste e Edi Ramës!

Denigrimi i te tjereve është arrogance  antagoniste. Edi Rama ka denigruar të gjithë bashkëpunëtorët e tij në këta 20 vite, sidomos në 8 vite. Por denigrimin më të ma dh i’u ka bërë shqiptarëve

Arroganca krahasuese e Edi Ramës!

Besimi se  je  superior, mos  marja ne konsiderate e te tjereve, arrogancë krahasuese. Edi Rama në të gjithë karrierën e tij politike ka dashur të tregojë se është superior dhe nuk i ka konsideruar bashkëpunëtorët. Por dëmin më të madh me arrogancën krahasuese, Edi Rama i’u ka bërë përsëri shqiptarëve!

Arroganca individuale e Edi Ramës!

Zmadhimi i sukseseve te tua, injorimi i limiteve qe ke, mbivleresimi i kompetencave personale  është arrogancë individuale. Edi Rama i ka injoruar dhe ka zmadhuar sukseset e tij në të gjithë periudhën e sundimit të tij politik, në dëm të shqiptarëve.

Në këtë fushatë propagandistike, Edi Rama bën show, sikur të tjerët, gratë kandidate për deputete i thonë me stil, “Je pak arrogant”!

Arroganca e Edi Ramës, është shfaqur edhe gjatë periudhës së studimeve të mesme dhe të larta, kur ka luajtur basketboll dhe në marëdhënie me komunitetin artistik, kur shfaqte me sjellje dhe me fjalë, superioritetin e tij. Në të vërtetë Edi Rama, nëpërmjet shfaqjes së arrogancës, ka prezantuar frigën e tij të brëndshme, sidomos kur i ka "ngecë sharra në gozhdë", duke filluar që nga zboret dhe aksionet kur ka qenë student dhe ish-pedagog. Për arrogancën me njerëzit e tij të afërt, nuk po shkruaj se është dicka personale. Edi Rama është arrogant me të gjithë shqiptarët dhe është "pulë e lagur", me narkotrafikantët dhe me kriminelët që i promovoi në parlament dhe politikë.

Prandaj me 25 Prill, shqiptarët duhet ti japin fund arrogancës së një kryeminsitri i cili u tall dhe i iroznizoi të gjithë në 8 vite! 

Edi Rama ishte arrogant fatëkeqsisht me Shqipërinë! Edi Rama mbas 25 Prillit, do të marri pushim, të bëjë c'të dojë, por ta largojmë arrogancën nga karriga e  kryeministit te vendit!

Kandidati dhe kryeminsitri i ardhshëm Lulzim Basha prezanton politikanin e qetë, të saktë dhe jep shpresë e optimizëm!

25 Prilli, ose pushimi i Kryeministrit arrogant është i pashmangëshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat