Tjetër njoftim! Ministria e Shëndetësisë: Mbërrijnë pas pak 15,210 dozat e vaksinave të lajmëruara

Shqipëria

Tjetër njoftim! Ministria e Shëndetësisë: Mbërrijnë pas pak 15,210 dozat e vaksinave të lajmëruara

Më: 1 mars 2021 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informoi pak më parë se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në Shqipëri dhe jo nesër siç ishte bërë me dije më herët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se “ka qenë në komunikim të vazhdueshëm për transportin e vaksinave Pfizer, dhe falë përpjekjeve intensive, pritet të mbërrijnë në Shqipëri 15,210 dozat e lajmëruara”.

Sasia që pritet të mbërrijë është pjesa e tretë e vaksinave që qeveria shqiptare bleu direkt nga kompania Pfizer.

Pas dy dy javësh pritet të mbërrijë edhe një tjetër sasi vaksinash këtë herë nga aleanca Covax dhe që janë AstraZeneca. Ministrja Manasirliu tha sot në parlament se ato do përdoren për të vaksinuar mësuesit.

“Gjithashtu presim nga instrumenti i Covax-it të mbërrijnë brenda dy javëve të para të marsit dhe 14,400 vaksina të Astra Zeneca, me të cilat do të vijojmë vaksinimin, duke e kombinuar dhe duke pasur prioritet edhe mësuesit, në mënyrë që të vijojmë të kemi një ecuri të mirë në funksion të edukimit të fëmijëve dhe të mbrojtës së mësuesve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat