Kushtetuesja shqyrton padinë e PR për Komitetin Teknik/ Mediu: Të lihet mënjanë hipokrizia!

Shqipëria

Kushtetuesja shqyrton padinë e PR për Komitetin Teknik/ Mediu: Të lihet mënjanë hipokrizia!

Më: 2 mars 2021 Në ora: 10:25
Fatmir Mediu

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot padinë e Partisë Republikane për Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Gjatë prononcimit të dhënë sot për mediat, kreu i PR Fatmir Mediu tha se masat kufizojnë opozitën të kryejë veprimtarinë, duke theksuar se po veprohet me dy standarde.

“Po tentojnë të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes që Parlamenti mund të mblidhet, dhe kufizon opozitën shqiptare, kjo është tërësisht e papranueshme, antiligjore, nuk mund të ketë dy standarde.

Të gjithë jemi njerëz përballë të njëjtit rrezik dhe duhet të zbatojmë të njëjtat rregulla. Jemi të respektuar  Çdo lloj rregulli por rregulla që zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha partitë. Duhet lënë mënjanë hipokrizinë, ku drejtues të Komitetit Teknik marrin pjesë në aktivitete të qeverisë”, tha Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat