Shqipëria me pasaportë vaksinimi, Rama: Mund të jetë kusht për udhëtimet jashtë vendit

Shqipëria

Shqipëria me pasaportë vaksinimi, Rama: Mund të jetë kusht për udhëtimet jashtë vendit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:37
Edi Rama

Shqipëria ka bërë gati “pasaportën” për personat që janë vaksinuar kundër COVID dhe ajo mund të merret përmes e-Albania.

Sipas kryeministrit Edi Rama, kjo pasaportë mund të jetë kusht për udhëtimet jashtë vendit.

“Kemi krijuar pasportën dixhitale të vaksinimit, po përgatitemi për mundësinë që vaksinimi mund të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit. Revolucioni dixhital është një fakt që Shqipëria është vlerësuar shumë lartë”, tha Rama.

Të gjithë mund të futen te e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin. Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik.

Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer, me të cilat po vijon vaksinimi i mjekëve që janë në vijën e parë të luftës.

Hapat për pasaportë vaksinimi COVID-19:

Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik. Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Baza ligjore: – Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; – Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;

Dokumentacioni i nevojshëm

Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat