Vdekjet nga Covid/ Vasili me deklaratë të fortë: Qeveria raporton 6-7 herë më pak, vetëm Shkurti kishte…

Shqipëria

Vdekjet nga Covid/ Vasili me deklaratë të fortë: Qeveria raporton 6-7 herë më pak, vetëm Shkurti kishte…

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:44
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili duke komentuar shifrat e humbjeve të jetëve të shqiptarëve për shkak të koronavirusit, thotë se është një shqetësim shumë i rëndë dhe madhor fakti që sipas tij  qeveria raporton ‘disa herë më pak’.

“Vetëm muaji shkurt ka pasur thuajse një dyfishim të vdekjeve, në raport me mesataren e të gjitha viteve. Dhe mesatarja vjetore nga shkurti në shkurt për 12 muaj, është rreth 8 mijë vdekje më shumë, të ndodhura në raport me mesataren vjetore, e ku numri i vdekjeve të raportuara zyrtare për Covid është 6-7 herë më e pakët”, thekson Vasili.

Nënkryetari i LSI–së, bën përgjegjëse Qeverinë për këtë situatë.

“Kjo është një përgjegjësi shumë e rëndë që bie mbi qeverinë, e cila fsheh vdekjet, nuk bën analizën e tyre, nuk nxjerr përfundimet, nuk orienton masat në këtë drejtim”.

Shqiptarët po vuajnë një mungesë absolute nga shteti. Mijëra familje kanë hyrë në borxhe shkatërrimtare për të bërë të mundur për të mbajtur në jetë familjarët e tyre. Sigurisht ky faj do të shpaguhet, por sa më parë aq më mirë do të ishte për shqiptarët, e aq më nder do t’i bënte SPAK-ut që të respektonte njëherë të vetme ligjin”, thekson Vasili.

Në deklaratën për mediat, nënkryetari i LSI-së, tha se më 25 prill “do të jetë një përgjigje e tmerrshme referendare, sepse ata që fshehin vdekjet, ata që nuk u qëndrojnë afër shqiptarëve në këto ditë kaq të vështira, kritike për ta, ata meritojnë vetëm ndëshkim të rreptë e të pa mëshirshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat