Humbi jetën në aksident në Pogradec, kush është i riu që humbi jetën në mesnatë (Pamjet)

Shqipëria

Humbi jetën në aksident në Pogradec, kush është i riu që humbi jetën në mesnatë (Pamjet)

Më: 3 mars 2021 Në ora: 09:22
Pogradec

Delor Latifllari është 32- vjeçari që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në Pogradec.

Policia njofton se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka humbur jetën 32 vjeçari Delor Latifllari.

Enea Yzellari 27 vjeç rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin Delor Latifllari 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Ai si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat