Najada Çomo rrëfen çfarë ndodh brenda mureve të spitaleve Covid

Shqipëria

Najada Çomo rrëfen çfarë ndodh brenda mureve të spitaleve Covid

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:15
Najada Çomo

Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka bërë një rrëfim të gjatë lidhur me atë se çfarë ndodh brenda mureve të spitaleve Covid, ku pacientët e shtruar, që kurohen nga mjekët me shumë përkushtim e dashuri tha ajo, nuk shohin asnjë të afërm që t’i vizitojë.

Pikërisht për këtë arsye, Çomo tha se i gjithë personeli shëndetësor që i shërben pacientëve me Covid është bërë si një familje për ta, dhe ka shumë lot e dhimbje, si për vuajtjen, ashtu edhe për jetët e humbura.

Fjala e doktoreshës:

Jam shumë e nderuar të dëgjova fjalë aq të mira për gjithë kolegët, është një vit pandemi, unë ju siguroj që janë shumë vite pune, brenda atyre spitalevee Covid, punë e paimagjinueshme. Atë punë e dimë vetëm ne që jemi aty brenda ata që vuajnë në spital,
është armatë e jashtëzakonshme mjekësh, sanitarësh farmacistësh, shumë specialistë të tjerë që japin mundin e tyre, sakrificën e tyre dhe që ofrojnë profesionalizëm, dashuri përkushtim dhimbje vuajtje të paimagjinueshme.

Pse them të paimagjinueshme? Sepse është hera e parë në këtë mijëvjecar që ne ndeshemi me padneminë.

Hera e pare që ndjekim paciente brenda spitalit pa hyrë askush brenda vec nesh. Në këtë herë të parë ata njerëz që janë brenda i mungon familja, kjo është dicka e rendë shumë për ta, por dua t’i siguroj ata që na ndjekin se ne për ata s’kemi qenë vetëm doktorë infermierë shërbyes të shëndetit të tyre, ne kemi qenë, sinqerisht ua them pjesë e madhe e familjes së tyre.

Dashuria puna përkushtimi që ofrojnë ata njerëz që janë brenda është e jashtëzakonshme, shërbese si një familar i tyre që u shërben brenda mureve të spitalit.

Ne punojmë me ta vuajmë me ta, jo në aspektin e sëmundjes, por emocionalisht, tek ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë as i ka parë e as ka për ti parë ndonjëherë.

Lotet janë për dhimbjet, vuajtjet, jetët e humbura, sikurse është gëzimi në punën tonë edhe esdhe dhimbja për jetët e humbura.

Nëse3 ju thashë është më shumë se një vit pune koha do e tregojë sa vite pune kemi9 invesuar ne brenda atyre dhomave.

Aty nuk punohet me orare, aty ka nisur në 8 mars e do mbarojë kur të mbarojë edhe rasti i fundit, e shpesh pyes veten mirë unë që e kam për detyrë në fund të fundit, por gjithë ata njerëz që punojnë aty, vajza e djem të rinj që kanë ardhur se ne ishim aq sa ishim e ditë pas dite u shtuam?

Sot vazhdojumë të shtohenmi me staf infermieror, ata vijnë me dëshirë për të punuar aty jo se i bie dikush me zor, është e vështirë të punosh me ta, por ka dhe kënaqësi profesionale se merr buzëqeshjen, mesazhe pafund nga familjafrët e në 99% të punës sonë ne gëzojmë mirënjohjen e popullit që i kemi shërbyer me devotshmëri.

Ka dhe njerëz që bëjnë komente negative, ka dhe staf mjekësor që s’është në nivelin e duhur por koha e tregoi se ata dolën mbi ujë e drejtësia ka për të vepruar por ata janë shumë pak në krahasim me një armatë të madhe.

Ne që punojmë pranë këtyre pacientëve kemi përgjegjësi, emocione, e frikë herë pas here. Frika është larguar me arsyen e thjeshtë që ne kemi pasur veshjet e mbrojtjes tonë personale nga ditra e parë e deri sot, askush në spitalet covid s’ka punuar pa këto veshje nga dita e parë deri saot, është mburojë e madhe për të punuar pak më i sigurt.

Së dyti mjekimi që i ofron se s’është dashuria apo dhimbëshmëria apo ushqyerja, arma kryesore është mjekimi, barna që janë bashkëkohore, aparatura që janë në prurje dinamike në spitalet covid, nga java në javë u vazhdua e vazhdojnë të vijnë aparatura që u shërbejnë me standarte krejt bashkëkohore.

Ata njerëz kanë dhe një motiv bonusi që ata marrin, nuk është motivi kryesor bonusi që ata të punojnë, nuk është vetëm bonusi që i motivon, por edhe profesioni që kanë zgjedhur humanizmmi që kanë e padiskutim pjesa e bonusit.

Ajo që ka vlerë të themi është se ju siguroj në mënyrë absolute që puna që bëhet është punë gjigande, me përkushtim e profesionalizëm që ata njerëz japin gjithcka nga ana profesionale e humane ata që ndodhen apo kanë qenë në spitalet covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat