Skënder Brataj flet mbi mundësinë e përfshirjes në politikë, ja si e komenton kandidimin e Çomos dhe largimin e Kalos

Shqipëria

Skënder Brataj flet mbi mundësinë e përfshirjes në politikë, ja si e komenton kandidimin e Çomos dhe largimin e Kalos

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:38
Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës së QSUT Skënder Brataj e konsideroi një vendim personal atë të Tritan Kalos për t’u larguar nga Komiteti Teknik.

Brataj tha ky është vetëm një organ këshillues duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka qenë vetëm dy herë në mbledhjet e Komitetit.

“Është një organ këshillues, përveç telasheve për çfarë do kemi interes, që të them që mezi pres të bëhem anëtar i Komitetit! Për më tepër kemi rastisur në një kohë zgjedhjesh. Profesor Kalo ka pasur një kontribut. Është një nga profesionistët më të mirë. Por besoj që Shqipëria nuk ka vetëm prof. Kalon dhe mua”, tha Brataj në intervistën e dhënë në rubrikën “Opinion” në “News 24”.

Shefi i Urgjencës komentoi edhe përfshirjen e Najada Çomos në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së, duke u shprehur pro përfshirjes së mjekëve në politikë.

“Politikan i zoti është ai që gjen profesionistin e zot dhe e shfrytëzon. Përse mjekët duhet të rrinë mënjanë? Edhe prof. Najada është një nga shtyllat e sistemit shëndetësor, dhe nuk besoj se do ta abandonojë shërbimin. Fushata 2 muaj është. Në ekipin e prof. Najadës ka profesionistë që nuk besoj se kanë gjë mangut”, shtoi ai.

Brataj u shpreh se personalisht nuk i është bërë një ftesë për përfshirje aktive në politike, por shtoi se nëse i bëhet “do ta vlerësojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat