Spërkati me benzinë dhe i vuri flakën Drejtorisë Arsimore Fier, arrestohet 33 vjeçari

Shqipëria

Spërkati me benzinë dhe i vuri flakën Drejtorisë Arsimore Fier, arrestohet 33 vjeçari

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustruese

Blutë e Fierit njoftojnë se kanë vënë në pranga një 33-vjeçar si autor të zjarrvënies në Drejtorinë Arsimore Fier.

Sipas policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale.

Burime zyrtare bënë me dijet se zjarri ka rënë rreth orës 15:10, në katin e dytë të ndërtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat