Pandemia, mjeku Troci thotë se javët në vijim do të jenë problematike për Italinë

Shqipëria

Pandemia, mjeku Troci thotë se javët në vijim do të jenë problematike për Italinë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:18
Albert Troci

Mjeku shqiptar që jeton dhe punon në Itali, Albert Troci tha se pandemia po vijon të zgjerohet dhe se dy-tre javët në vijim do të jenë të vështira.

Siç sqaroi kirurgu, vaksina italiane ka filluar fazën e studimit klinik dhe para disa ditësh një vullnetar mori dozën e parë.

“Të dhënat e fundit mund t’i kemi nga fundi i qershorit dhe nëse gjithçka do të jetë në rregull kjo vaksinë mund të jetë gati për Italinë nga tre mujori i fundit i vitit,” – u shpreh Troci.

Ndërkaq bllokim i eksportit të vaksinave AstraZeneca nga Italia drejt Australisë është parë nga qytetarët si diçka pozitive duke qenë se shkonte kundër interesave të Italisë dhe Evropës.

Mjeku sqaroi se me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar rreth 5 milion banorë të Italisë ndërkohë që dozën e dytë e kanë bërë më pak se 2 milion banorë dhe vaksina kryesore e përdorur është ajo e Pfizer, më pas AstraZeneca dhe shumë më pak në krahasim me dy të tjerat ajo e Modernës.

Troci tha se në Itali pritet autorizimi për vaksinën nga Johnson&Johnson dhe po bëhen vlerësimet përkatëse për të marrë vaksinën ruse Sputnik V.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat