Kryeministria ka vendosur që të shpenzojë 179 milion lekë nga taksat e shqiptarëve për qejfet e kryeministrit Rama, siç është sistemi i televizorëve përmes të cilëve ai kryen ato që preferon t’i quajnë interpelanca, por që në fakt flet vetëm nga fillimi deri në fund.
Siç duket edhe në dokumentet e siguruara nga Albeu.com Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e drejtuar nga Mirilda Karçanaj, ka prokuruar blerjen e shërbimit të mirëmbajtjes së sallës së interpelancave në Kryeministri.
E cila nuk është gjë tjetër veç se lidhja live e Ramës me ministrat apo persona të tjerë me të cilën kryeministri synon të flasë, duke i transmetuar më pas live në ERTV.
Janë plotë 175 mijë dollarë, të cilat do të jepen për diçka mjaft të thjeshtë, të cilën e ofron çdokush që merr pak vesh nga teknologjia dhe përdorimi i internetit, qoftë edhe student i vitit të parë të Inxhinierisë Elektronike.