Rama tregon se kush ia mësoi italishten, tregon historinë me gjyshen

Shqipëria

Rama tregon se kush ia mësoi italishten, tregon historinë me gjyshen

Më: 6 mars 2021 Në ora: 10:42
Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama ndodhet në Itali për të kujtuar eksodin e emigrimit të shqiptarëve. Kreu i qeverisë ka mbajtur fjalën e tij në cerenoninë kujtimore në Pulja me prezencë të ministrit të jashtëm italianë Luigi di Maio.

Rama u shpreh se Itali ishte dikur ëndërr për shqiptarët, ndërsa ndau edhe historinë e tij me gjyshen, e cila i ka mësuar italishten.

“Duket një histori sikur ka ndodhur 1000 vjet para. Në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra edhe pse ne vinim nga tepër larg. Ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme. Ajo që i bën të gjithë këto vite të pabesueshme është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën me ato anije dhe sot ata janë pjesë e përbërëse e kësaj shoqëria. Janë gati gjysmë milioni, janë mijëra studentë dhe më në fund jo sot, nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë. Mbaj mend që për ne Italia ishte një ëndërr. Kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë dhe më thoshte shqipja është gjuha e të parëve të tu dhe italishtja është e të kaltërve tanë. Në atë kohë nuk mund të kapnin Rain në Tiranë se ishin zhurmuesit. Ne ishim të lumtur kur shkonim te gjyshja për të parë Rain dhe iknim nga plazhi për të parë lajmet në televizor.

Ishim fëmijë që shikonim lajmet. Më pas ndodhi kjo situatë me ballafaqimin e realitetit të Italisë. Ishte një realitet i përbërë nga shumë gjëra. Në atë kohë ne vuanim nga ideja që na shikonim si të dyshimtë. Nuk do harroj kurrë një lajm, ishte një gazetar ku kishte ndodhur një vrasje dhe thoshte nuk ka gjurmë të vrasësit por ka shumë të ngjarë që ta ketë bërë një shqiptar. Kjo na bënte ta vuanim shumë. Kjo është në të kaluarën. Në anën tjetër ka ndodhur një histori integrimi dhe mikpritje”, tha Rama.

Kryetarit të Këshillit të Puljas, Michele Emiliano i dhuroi kryeministrit Edi Rama çmimin ‘Rrënja e Pulias’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat