Luftoi për 107 ditë, ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë për Roanin që lindi 500 gramë

Shqipëria

Luftoi për 107 ditë, ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë për Roanin që lindi 500 gramë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:19
Ogerta Manastirliu dhe Roani

Një lajm i mirë vjen nga materniteti "Koço Gliozhenin" për Roanin e vogël, që lindi vetëm 500 gram.

Pas betejës që zgjati 107 ditë ai tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu njofton se është gati të kthehet në shtëpi. 

"Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Roani i vogël që lindi vetëm 500 gr, pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, me punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, tashmë është gati të kthehet në shtëpi", shkruan Manastirliu.

Edhe ne i urojmë Reanit jetë të gjatë dhe shëndet! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat