"30 % prurje të reja"/ Ethet e listës socialiste, ja kur 'vuloset' skuadra e 25 prillit

Shqipëria

"30 % prurje të reja"/ Ethet e listës socialiste, ja kur 'vuloset' skuadra e 25 prillit

Më: 6 mars 2021 Në ora: 13:38
Edi Rama

Të hënën 8 Mars në 18:00, në selinë e PS do të mbahet takimi i Kryesisë së PS. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ky do të jetë momenti vendimtar për të përmbyllur listën e skuadrës socialiste të 25 Prillit.

Mësohet se 12 drejtuesit politik të  qarqeve do te jenë në sallën e mbledhjeve bashkë me kryesocialistin Edi Rama.

Një burim nga PS i tha Top Channel se anëtarët e tjerë të kryesisë i bashkohen mbledhjes virtualisht përmes Zoom.

I njëjti burim sugjeron se pritet të konfirmohen në listë 70% e grupit aktual socialist dhe 30% janë prurje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat