''Është koha të bashkohemi për t'i shërbyer familjes sonë politike", Eduard Halimi flet pas rikthimit në PD

Shqipëria

''Është koha të bashkohemi për t'i shërbyer familjes sonë politike", Eduard Halimi flet pas rikthimit në PD

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:57
''Është koha të bashkohemi për t'i shërbyer familjes sonë politike", Eduard Halimi flet pas rikthimit në PD

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka reaguar pas lajmit se është rikthyer në politikë.

Halimi bën me dije në rrjetet sociale se ka pranuar se do të jetë koordinator i posaçëm politik i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kjo për zgjedhjet e viitit 2021.

Në janar të 2018, Halimi vendosi të shkëputet me arsyen për të realizuar një projekt profesional që e kishte si një ëndërr.

"Unë e pranova kërkesën e Lulzim Bashës për tu caktuar si “Koordinator i posaçëm politik i kryetarit të PDSH për 12 qarqet, në zgjedhjet e vitit 2021. Kurrë nuk do hezitoja të ndihmoja mikun tim Lulzim Basha, ashtu si kurrë nuk kam hezituar të ndihmoj dhe si antar i thjeshtë familjen tonë politike, gjatë gjithë jetës sime.
Kur thiresh për të shërbyer, askush nuk ka të drejtë të mos pranojë ti shërbejë familjes politike. Të shërbesh, për çdo antar të së djathtës politike, është detyrë, dhe nuk duhet lidhur kurrësesi me të qënit deputet. Unë nuk do jem deputet, por do ti shërbej familjes politike. Është koha të bashkohemi për ti shërbyer familjes sonë politike në këtë betejë", shkruan Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat