Flamur Noka me mësuesit në Kamëz: Për ju s’do të ketë rrogë nën 700 euro

Shqipëria

Flamur Noka me mësuesit në Kamëz: Për ju s’do të ketë rrogë nën 700 euro

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:42
Flamur Noka

Ditën e sotme drejtuesi politik i Partisë Demokratike në kryeqytet, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me mësues dhe përfaqësues të arsimit në Kamëz.

Noka është shprehur se arsimi në Shqipëri është i shkatërruar për shkak se në 8 vite qeveria nuk ka bërë asnjë investim.

“Asnjë investim, asnjë kontribut, qoftë tek ju si arsimtarë për t’ju ndihmuar në punën tuaj, qoftë edhe në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Arsimi, jo vetëm në Kamëz, por kudo është në gjendje të mjerueshme”, tha Noka.

Ish-deputeti i PD prezantoi edhe programin për arsimin, ku tha se me ardhjen në pushtet, PD do të rrisë pagat dhe asnjë mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro.

“Reforma jonë në arsim do të bazohet në disa pika kryesore. Do të rrisim pagat për të gjithë mësuesit. Në qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të ketë rrogë mësuesi nën 700 euro. Ky është një zotim i studiuar dhe me Lulzim Bashën kryeministër, do të bëhet realitet. Ne do të bëjmë gjithçka që dinjiteti i mësuesit të mos nëpërkëmbet, siç ka ndodhur në këta 8 vjet. Do të bëjmë gjithçka që kushtet e mësimdhënies të jenë optimale”, u shpreh Noka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat