Rama rrezikon drejtuesit, dy kryebashkiakë japin dorëheqjen për t'ju bashkuar betejës në prill

Shqipëria

Rama rrezikon drejtuesit, dy kryebashkiakë japin dorëheqjen për t'ju bashkuar betejës në prill

Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:33
Rama rrezikon drejtuesit, dy kryebashkiakë japin dorëheqjen për t'ju bashkuar betejës në prill

Ndërkohë që kanë mbetur shumë pak orë nga afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhje, mësohet se PS po bën "rregullimet" e fundit.

Burimet pranë sëlisë, bëjnë me dije se dy kryebashkiakë socialistë kanë dhënë dorëheqjen pasi do të jenë pjesë e listave për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bëhet fjalë për Dritan Lelin në Vlorë dhe Dionis Ymerajn në Dibër.

Në vendin e Lelit në Bashkinë e Vlorës pritet të komandohet Afrim Qëndro, i ciki aktualisht mban pozitat e nënkryetarit, dhe është një nga personat e besuar të drejtuesit politik të qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri.

Mësohet se PS ka vendosur që drejtuesit politik të qarqeve të jenë në zonën e rrezikut në lista, që do të thotë se do vendosen në vendet e fundit, që mendohen si objektivat e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat