Koalicioni i PD/ “Duka gjeli i Agrares, Dule fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë”- Rama: Humori bëhet i zi fare kur...

Shqipëria

Koalicioni i PD/ “Duka gjeli i Agrares, Dule fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë”- Rama: Humori bëhet i zi fare kur...

Më: 8 mars 2021 Në ora: 11:48
Edi Rama

Me tone të ashpra i është drejtuar kryeministri Edi Rama kryetarëve të partive aleate me PD, që krijuan edhe një koalicion parazgjedhor.

Ai u ndal te disa prej tyre, ku nuk i kurseu edhe ironitë, ndërsa koalicionin e quajti “KÇK” (kap ça të kapësh).

“Agron Duka do të mbetet në historinë e estradave politike si i vetmi kryetar partie pas vitit 19125 që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrrae, që ja justifikon emrin sepse ai vetë jeton me tagjinë e SHQUP-it. Duke pritur që Basha ta bëjë pakëz ministër bujqësie, meqë Agroni, si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë pula, zogj e vezë, sa për kotec i shkon vetëm ministria ushqimit.

Fatmir Mediu, që vulën e Partisë Republikane e mban në xhep si certifikatë besnikërie ndaj pronarëve, por të vetmen certifikatë prone që ai ka mundur të sigurojë për ta, është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP-it. Dash Shehi që ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të rakisë i cili arsyen më të fortë për të vazhduar të jetë deputet ka kafenenë e parlamentit. Vangjel Dule që në TV është balli i lartë i minoritetit grek, e në KÇK e koalicionit është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë, Tym  Idrizi, i doganave, që deputetllëkun e ka për të shitur vende pëllumbash në zyrat e shtetit. Nard Ndoka i vetmi profil filozofik në atë grumbullim personazhesh, që as humoristi me humorin më të zi nuk do t’ja servirte një popull. Nuk mungon një personalitet që kartëvizitën e ka tronditës:’Xhelal Mziu depu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat