Refuzoi t’i ndërrohej emri nga Parti e Punës në PS? Flet për herë të parë Luljeta Bozo

Shqipëria

Refuzoi t’i ndërrohej emri nga Parti e Punës në PS? Flet për herë të parë Luljeta Bozo

Më: 8 mars 2021 Në ora: 21:11
Luljeta Bozo

Videon ku shfaqet në kongresin e Partisë së Punës në 12 Qershor të vitit 1991, teksa ndërrohej emri i saj, inxhinierja Luljeta Bozo e ka quajtur montazh. Bozo tha se ka qenë anëtare e Partisë së Punës, por nuk ka marrë pjesë në kongresin e saj.

Ajo shtoi se në atë vit ka qenë e angazhuar në lëvizjen për Bashkimin e Grave dhe momenti i shkëputur nga Pallati i kongreseve mund të jetë marrë pikërisht nga një kongresi i kësaj lëvizje.

Bozo u shpreh se nuk e ka marrë teserën e Partisë Socialiste dhe nuk do ta marrë pasi në moshën kur është nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e asnjë partie, por megjithatë theksoi se do vazhdojë t’i mbështesë edhe nga jashtë. Ndërkohë ndalur te COVID-19, ajo tha se nuk e ka kaluar ende si dhe nuk ka kërkuar të vaksinohet por do të presë radhën.

Pjesë nga intervista

Ju nuk jeni e re në qasjen tuaj me politikën, ju njohin si njeri që keni punuar në terren. Ka qarkulluar një video kur partia e punës transferohej?

Luljeta Bozo nuk ka qenë asnjë ditë anëtare e Partisë Socialiste. Anëtare e Partisë së Punës kam qenë. Që kur u bë ky ndryshim i madh unë e ndava mendjen që do largohesha. Ato që I nxjerrin nuk e di nga I kanë nxjerrë. Nuk kam qenë unë në videon që ka dalë. Unë kam marrë pjesë në kongresin e Bashkimit të Grave. Është montazh. Pa diskutim është montazh. Unë nuk kam qenë se nuk kam marrë pjesë në atë kongres.

Ju mendoni se është gjetur një plan dhe është bashkuar?

Ato i dinë ata që kanë bërë montazhin. Kurse në kongresin e gruas kam punuar shumë. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme në emancipimin e grave

Pas 30 vitesh i ktheheni jetës partiake

Nuk kam qenë dhe as tani nuk jam në parti.

Nëse do ju kërkojnë të merrni teserën e partisë?

Nuk kam pse marr teser. Tani në këtë moshë nuk bëhem anëtare e asnjë partie. Mund ta mbështes sepse jam dakord me programin që punon ky ekip. Gruaja është gjysma e shoqërisë dhe shoqëria nuk ecën përpara vetëm me një këmbë. Gruaja në PS ka zënë shumë vende. Qeveri me kaq shumë gra nuk ka asnjë vende shumë të avancuara.

Por a janë ato vendimmarrëse?

Nuk flas dot pa filluar, pa punuar. Çdo opinion që flitet jashtë është I nxituar.

Do dilni në fushatë?

Unë akoma nuk e di ku do jem. Sot kisha takim me gratë biznesmene që kishin kërkuar të më takonin. Do thërrasim grupet që janë brenda problemeve. Për kërkimin shkencor do thërrasësh drejtuesit e universiteteve për të parë problemet që kanë ata. Nëse nuk ecën kërkimi shkencor

Covid e keni kaluar?

Jo akoma. I kam dhënë ultimatum i kam thënë mos m’u afro. Dhe ai më duket ka frikë nga unë

Jeni vaksinuar?

Jo

Keni kërkuar të vaksinoheni?

Kur të vijë radha. Me fushatën zbatojmë rregullat. Kjo fushatë është më efektive se mitingjet e mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat