Sa të rrezikuar jemi nga Covid-19 në ambientet e hapura? Epidemiolog i njohur: Rreziku i përhapjes së infeksionit është...

Shqipëria

Sa të rrezikuar jemi nga Covid-19 në ambientet e hapura? Epidemiolog i njohur: Rreziku i përhapjes së infeksionit është...

Më: 9 mars 2021 Në ora: 10:29
Taulant Muka

E gjithë bota përfshirë edhe vendin tonë, tashmë e ka lënë pas një vit bashkëjetesë me virusin SarsCov2.

Një pjesë e mirë e vendeve po përjetojnë valën e tretë të infektimeve, ndërkohë që shpresa e të gjithëve është që me rritjen e temperaturave dhe me ardhjen e stinëve më të ngrohta, pranverës, verës situata do të përmirësohet.

Rritja e temperaturave gjithnjë e më shumë po i josh njerëzit gjatë kësaj periudhe që të dalin në natyrë. 

Parqet gjithnjë e më shumë po mbipopullohen nga njerëz që shijojnë natyrën dhe rrezet e diellit. Por sa gjasë ka që të infektohesh jashtë nga virusi Sars Cov2? 

Në botë janë bërë të disa studime. Nico Mutters, drejtor i Institutit të Higjienës dhe Shëndetit Publik në Klinikën e Universitetit të Bonit si dhe Birgit Ëehner, studiuese e aerosoleve në Institutin Leibniz për Studimet e Troposferës, thonë se piklat, që dalin nga procesi i frymëmarrjes, jashtë thahen dhe hollohen më shpejt.

Mundësia e infektimit në natyrë nga virusi është dukshëm shumë më e ulët se sa në mjediset e mbyllura, qoftë nga varianti fillestar apo nga mutacionet e virusit.

Megjithatë, në grupime të mëdha njerëzish me distanca të vogla as në natyrë nuk mund të përjashtohet rreziku i ngjitjes së virusit.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, epidemiologu Taulant Muka theksoi se rreziku i transmetimit të virusit në ambiente të jashtme është më i ulët sesa në ato familjare.

“Faktikisht ishte e pritshme që qëndrimi në ambientet e jashtme të ishte jo shumë i rrezikshëm për sa i përket transmetimit të infeksionit. Por, kjo nuk do të thotë që qëndrimi jashtë na mundëson të jemi 200 veta, 500 veta ngjitur me njëri-tjetrin dhe ne jemi të mbrojtur.

Kjo do të thotë që në natyrë, me 3-4 ose 5 apo 10 veta pa ndërveprime shumë të forta me njëri-tjetrin, sigurisht që rreziku i përhapjes së infeksionit është më i ulët, krahasuar me një ambient shtëpiak ku janë 2 veta.

Dihet që ambientet familjare janë faktorët kryesorë të transmetimit të infeksionit dhe janë disa studime që e tregojnë këtë gjë”, sqaroi Muka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat