Si po kërkon Rama një mandat të tretë me mbetjet e LSI dhe duke injoruar socialistët!

Shqipëria

Si po kërkon Rama një mandat të tretë me mbetjet e LSI dhe duke injoruar socialistët!

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:55
Edi Rama

Edi Rama deklaroi ditën e djeshme se jo vetëm synon një mandat të tretë, por edhe se këto zgjedhje do ti fitojë thellë duke synuar deri në 88 deputetë.

Por strategjia që ka zgjedhur në shumë zona elektorale, duket se nuk mbështetet te vlerat e Partisë Socialiste dhe as te bilancet qeverisëse të këtyre 8 viteve.

Kështu pasi ka “internuar" në fund të listave emra tradicionalë dhe të njohur të PS-së si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Fatmir Xhafaj dhe ka larguar përfundimisht Ditmir Bushatin, Vasilika Hysin, Englantina Gjermenin etj, ai është mbështetur në ish-deputetë e ministra të LSI, të cilën 4 vite më parë e konsideronte “tepsi për skrap”.

Pra një pjesë të asaj “tepsie” ai e ka rifutur futur në lojën në këto zgjedhje, por këtë herë nën siglën e PS-së.

Kështu në listat që PS dorëzoi mbrëmë në KQZ, spikasin disa prej deputetëve aktualë të opozitës, duke filluar nga Halit Valteri në Qarkun e Tiranës, apo Nimet Musai dhe Robert Bitri në Qarkun Fierit. Po ashtu dhe Klajdi Qamës, ish-deputeti i LSI në Berat, apo Aurora Mara, ish-deputete e LSI në Bulqizë.

Në listën e ish-eksponentëve të LSI bie në sy dhe emri i deputetit Ylli Shehut, i cili kandidon me siglën e PS në Qarkun e Tiranës, me numrin 24 ne listë dhe nuk kishte si të mungonte as Spartak Braho një ish eksponent themelues i LSI.

Kurse në qarkun e Elbasanit Rama ka “blerë”  Enver Roshin e larguar në LSI, duke e kandiduar atë si të 10-tin në listë.

Edhe ish-ministrat e LSI-së, Nasip Naço dhe Lefter Koka, janë në pozita fituese në listat e Beratit dhe Durrësit, ndërsa edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Presidencës dhe ministrisë së Mjedisit në kohën e aferës së inceneratorëve, Alqi Bllako, është i 11-ti në listën e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat