Goditën me qytën e armës një 39-vjeçar në ish-Bllok, procedohen në gjendje të lirë dy autorët

Shqipëria

Goditën me qytën e armës një 39-vjeçar në ish-Bllok, procedohen në gjendje të lirë dy autorët

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:57
Armet

Dy persona janë shoqëruar në polici si autorë të dyshuar të një plagosjeje të lehtë në ish-Bllok, Tiranë.

Mësohet se dy të shoqëruarit janë E. K., 33 vjeç dhe V. K., 37 vjeç, banues në Rrëshen.

Këta dy qytetarë, dyshohet se më 6 mars, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me qytën e një arme në dukje lodër, 39-vjeçarin E. XH.

Në përfundim të veprimeve, 33-vjeçari dhe 37 vjeçari u  proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit  për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat