Aksidenti i rëndë në Gjirokastër/ Ndërron jetë në spital fëmija i mitur

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në Gjirokastër/ Ndërron jetë në spital fëmija i mitur

Më: 10 mars 2021 Në ora: 09:42
Ilustrim

Ka ndërruar jetë në spital 11-vjeçari i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër.

Mësohet se S.P., ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve që bënë mjekët  në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur "Ura e Çapos".

Në pranga ra drejtuesi i dyshuar i mjetit, tip "Renault", S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë.

I mituri S.P., pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, ishte transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat