Topalli me mesazh të fortë

Shqipëria

Topalli me mesazh të fortë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 20:26
Jozefina Topalli

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, ka bërë një thirrje të fortë pak minuta më parë për qytetarët.

Topalli ka publikuar videon e prezantimit të kandidatëve të Lëvizjes për Ndryshim dhe ka dhënë një mesazh për qytetarët.

Ajo deklaron se Shqipëria ka nevojë për udhëheqës që nuk janë në dashuri me paratë dhe me batutën apo gënjeshtrën.

Topalli thekson se vendi kërkon një udhëheqës që është në dashuri me njerëzit dhe drejtësinë.

“Kemi nevojë për udhëheqës, që nuk janë në dashuri me paranë, por janë në dashuri me drejtësinë. Jo në dashuri me batutën apo gënjeshtrën, por në dashuri me njerëzit”, shkruan ish-kryeparlamentarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat