Kryemadhi zotohet para të rinjve: Do do ta thyejmë në mes Lushnjen, radhën e ka Dibra

Shqipëria

Kryemadhi zotohet para të rinjve: Do do ta thyejmë në mes Lushnjen, radhën e ka Dibra

Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:47
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është takaur me disa të rinjë në Lushnje.

Në një video që ka postuar në rrjetet sociale, Kryemadhi teksa shihet me të rinjtë, thotë se këto të fundit do të votojnë për herë të parë për LSI-në.

Krahas videos, Kryemadhi, thotë ndër të tjera se LSI lufton për të rinjtë dhe angazhimi i tyre personal nuk është thjesht për karriget në 4 vjeçarin e radhës, por që të mbajmë rininë në Shqipëri.

“Entuziazmi në rritje nga votuesit për herë të parë në Lushnje.

Të gjithë e dinë se LSI lufton për të rinjtë dhe angazhimi ynë personal nuk është thjesht për karriget në 4 vjeçarin e radhës, por që ta mbajmë rininë në Shqipëri, pranë familjes, me mundësi punësimi, arsimimi dhe zhvillimi, që vendi t’i përkasi atyre.

Këtu jemi me yjet e Lushnjes, votuesit për herë të parë të LRI-s, grupi i punës që po punon.

Lushnjen do ta thyejë  në mes LRI-ja dhe LSI-së. 

Tani po nisem për Dibër, pasi nesër kam prezantimin e kandidatëve për deputetë.”– shkruan Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat