Kush janë 4 emrat që KLGJ i çon Presidentit Meta, propozim për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Kush janë 4 emrat që KLGJ i çon Presidentit Meta, propozim për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i ka nisur sot Presidentit të Republikës Ilir Meta emrat e katër gjyqtarëve të parë nga radhët e sistemit gjyqësor, propozime për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë.

Sokol Binaj; Albana Boksi; Sandër Simoni;Klodian Kurushi janë emrat e propozuar nga KLGJ këtë të premte, krahas tre gjyqtarëve të emëruar në Mars 2020.

Ky propozim çon një hap më përpara bërjen funksionale të kësaj gjykate.

NJOFTIMI I PLOTE

Sot, në datën 12.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor, i propozon Presidentit të Republikës katër gjyqtarët e parë nga radhët e sistemit gjyqësor për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë, krahas tre gjyqtarëve të emëruar në Mars 2020 nga radhët e juristëve të spikatur.

Ky propozim çon një hap më përpara përmbushjen e një prioriteti kombëtar dhe të integrimit evropian për funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate.

Me miratimin e udhërrëfyesit për efikasitetin e Gjykatës së Lartë, Këshilli ka avancuar me prioritet përpjekjet që Gjykata e Lartë të rifitojë kuorumin e nevojshëm  për adresimin e çështjeve të prapambetura si dhe për të çuar më tej objektivat thelbësore të reformës në drejtësi përmes konsolidimit të një gjyqësori plotësisht të pavarur, të paanshëm, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional.

Emërimi i këtyre gjyqtarëve të rinj, të cilët e kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, është një garanci për përmbushjen me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm te sfidave të reja dhe, mbi të gjitha,  nevojës për të rritur besimin e qytetarëve shqiptarë në sistemin gjyqësor.

Emrat e gjyqtarëve që i propozohen Presidentit të Republikës për emërim në Gjykatën e Lartë janë si më poshtë vijon:

1)                  Z. Sokol Binaj;
2)                  Znj. Albana Boksi;
3)                  Z. Sandër Simoni;
4)                  Z. Klodian Kurushi;

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat