Marrëveshja për gazin e lëngshëm, Yuri Kim: Hap rrugën për investime të mëdha amerikane

Shqipëria

Marrëveshja për gazin e lëngshëm, Yuri Kim: Hap rrugën për investime të mëdha amerikane

Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:56
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur edhe një herë për marrëveshjen e gazit natyror të lëngshëm të bërë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim shkruan se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe rajonin.

Yuri Kim: Kjo është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë për Shqipërinë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin dhe sigurinë e energjisë për Shqipërinë & rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Hap gjithashtu rrugën për investime amerikane më të mëdha në Shqipëri, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat