“Harrohen” rrugët dytësore në Fier

Shqipëria

“Harrohen” rrugët dytësore në Fier

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:51
Fier

Që prej ndërtimit të autostradës Fier-Lushnje rruga dytësore Mbrostar- Kolonjë është lënë në harresë. Banorët që jetojnë përgjatë saj thonë se përballen me vështirësi, ndërsa bizneset me faliment.

Ndërtimi i autostradës Fier-Lushnje ka lënë jashtë vëmendjes rrugën dytësore Mbostar-Kolonjë.

Rruga me gropa dhe mungesa e ndiçimit në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti vështirësojnë kalimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Banorët kërkojne mirëmbajtjen e kësaj rruge pasi ajo është shumë e frekuentuar.

Mungesa e investimeve ka sjellë falimentim të shumë bisneseve.

Premtime ka patur por kanë mbetur thjesht të tilla.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi ndihen të harruar sëpari nga njerëzit që kanë zgjedhur me votë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat