Spiropali thumbon takimet e Bashës në Vorë e Kamzë: Duhet Frojdi ta shpjegojë si ka guxim numri 5 e 6 të kërkojë vota në Gërdec

Shqipëria

Spiropali thumbon takimet e Bashës në Vorë e Kamzë: Duhet Frojdi ta shpjegojë si ka guxim numri 5 e 6 të kërkojë vota në Gërdec

Më: 16 mars 2021 Në ora: 10:50
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit komentoi takimet e kryedemokratit në 15 mars në Vorë dhe Kamzë, në një ditë që shënonte 13 vite pas tragjedisë së Gërdecit.

Spiropali tha se Basha duhet të kërkonte falje, “por nuk e bëri”.

“Dje në një skenë nga ato të tijtë, Lulzim Basha me një tufë burrash në një Covid party vizitoi Vorën dhe Kamzën. Dje ishte 15 mars, 13 vite më pas asaj që ndodhi në Gërdec e zgjodhi të njëjtën ditë si për tua ngulur thikën me thellë në mish atyre njerëzve për të prezantuar kandidatët e listës së Tiranës, numri 5 Sali Berisha, përgjegjësi kryesor i tragjedisë, numri 6 Fatmir Mediu ministri që firmosi pa asnjë teklif për llogari të djalit, dje u prezantuan aty, ata që firmosën në emër të familjes e binzesit, e nuk u përgjigjën kurrë përballë drejtësisë.

Duhet Frojdi ta shpjegojë si ka guxim numri 5 e 6 me në krye Lulzim Bashën të shkojë të kërkojë vota në Vorë e Gërdec, si mund të kthehet në vendin e krimit”.

Spiropali veçoi një detaj që ka vënë re në takimet e kryedemokratit Lulzim Basha.

“Vini re, s’kanë asnjë grua nëpër takime, kush u shkon atyre mo, janë të njëjtët surretër që u mbinjin njerëzve nëpër shpia e u bënin presion për një gardh njerëzve, ne vetëm në këtë vit në bashkinë Kamzë kemi cuar 60 mln euro investime.

Fushata e tyre ka marrë një rrjedhë që ne nuk e kishim menduar, mirë që s’prodhuan dot asnjë ekip të ri por janë po të njëjtët njerëz, 2005, 2009, 2013, 2017 që s’kanë cfarë i ofrojnë më qarkut të Tiranës po është dhe i njëjti program se këta janë shterpë dhe në prodhimin e programit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat