Grida Duma në Golem: Familja me 7 të papunë jeton mes padrejtësive dhe borxheve

Shqipëria

Grida Duma në Golem: Familja me 7 të papunë jeton mes padrejtësive dhe borxheve

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:51
Grida Duma

Kandidatja për deputete e PD-së Grida Duma ishte sot në Golem, ku takoi një familje në kushte të rënda ekonomike dhe të prekur nga tërmeti.

Duma shprehet se familja me 7 të papunë, përpos dëmtimeve të rënda që i la tërmeti, i duhet të paguajë edhe një faturë të fryrë dritash, sipas saj për shkak të papërgjegjshmërisë së institucioneve.

“Familja me 7 persona në mes të padrejtësive dhe borxheve. Pas dëmtimeve të rënda që la pas tërmeti, pamundësive ekstreme ekonomike, kësaj familjeje i duhet të paguajë jo përgjegjshmërinë e institucioneve. E pafat, pasi zonjës i duhet të paguajë çdo muaj një faturë të fryrë dritash. Banesa prej 30 metra, prej 6 vitesh, është regjistruar pa të drejtë si dyqan, në një kohë kur jeton një familje.  Nuk ka gjetur zgjidhje në asnjë institucion. Me qindra herë, kanë kërkuar të drejtën e tyre nuk ka gjetur zgjidhje në asnjë institucion. Me qindra herë, kanë kërkuar të drejtën e tyre, por përgjigjia që kanë marrë është dyer të mbyllura. Me 7 të papunë, për të fituar të drejtën e saj, zonjës së familjes i kanë kërkuar ryshfet prej 80 000 lekë të reja, në të kundërt do vazhdojë të shlyejë një detyrim që nuk i takon”, deklaroi kandidatja për deputete e PD-së.

“Tërmeti i dëmtoi rëndë muret e banesës, shtëpia i përmbytet çdo vit, e megjithatë askush i ka ofruar asnjë ndihmë. Të gjendur para fatkeqësie, kjo familje duhet të shlyejë një borxh prej 250 000 të reja për tre vitet e ardhshme. Moment i trishtë për të gjithë shqiptarët që janë lënë haptazi në harresë, që nëpërkëmben çdo ditë nga institucionet gjakpirëse të këtij regjimi të ashpër. Padrejtësi dhe vetëm padrejtësi! Shume shpejt do vijë ai shtet dhe ai pushtet që do të jetë për të gjithë qytetarët e këtij vendi!”, vijoi Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat