Sali Berisha zbulon se ka kaluar Covid-19, ja ilaçet që përdori ish-kryeministri

Shqipëria

Sali Berisha zbulon se ka kaluar Covid-19, ja ilaçet që përdori ish-kryeministri

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:42
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot se e ka kaluar koronavirusin. Berisha është shprehur se e ka kaluar në formën më të lehtë të mundshme dhe simptoma e vetme ka qenë rrufë dhe pak temperaturë.

Në një intervistë për ABC, Berishantha se pjesa më e mërzitshme për të në pandemi, ka qenë zbatimi i karantinës sa herë që takonte persona që ishin në kontakt me të infektuarit me Covid.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nuk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjysmë. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.

Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë pyetjes nëse është njoftuar për të bërë vaksinën, iu pergjigj se vaksinën do e bëjë kur ti vijë radha.

“Edhe po të më ofrojë nuk do e bëj. Vaksinën do e bëj kur të vijë grupmosha 76 vjeçare më 15 tetor, para kësaj date dhe moshe nuk do të bëj vaksinë. Kam përdorur mjetet më të zakonshme si në çdo rrufë dhe për pesë ditë kam përdorur Remdisiver dhe anti viral, pasi mjeku më tha se do të shkurtojë kohën. Unë e kalova në formën më të lehtë”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat