‘Sjellja problematike, grabitën biznese e shtëpi’, sirianët e ikur nga lufta izolohen në Vorë

Shqipëria

‘Sjellja problematike, grabitën biznese e shtëpi’, sirianët e ikur nga lufta izolohen në Vorë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Sirianët janë zhvendosur nga Babrruja për t'u izoluar në një qendër të mbyllur të emigrantëve të paligjshëm në Karre të Vorës.

Kjo ka ndodhur për shkak të problematikave që kanë sjellë në këtë zonë. Shqetësimi më i madh për banorët e Babrrusë ka qenë thyerja e shtëpive dhe grabitja e bizneseve nga ana e sirianëve, të cilët e bënin një gjë të tillë për bukën e gojës.

Gazetari i Report Tv i cili ka qenë në Babrru raporton se qytetarët i kanë thënë se sjellja e sirianëve ka qenë e vrazhdë dhe skena e parë mbrëmjen e djeshme ku kafshonin njëri tjetrin me dhëmbë në mes të rrugës ishte e zakonshme mes tyre dhe ndodhte shpesh.

Për disa muaj me rradhë ka pasur kërkesa të vazhdueshme nga banorët për për largimin e tyre nga kjo zonë për shkak të situatës që krijonin. Tashmë që janë larguar në Vorë bnorët shprehen se janë më të qetë dhe më pak të rrezikuar.

Prej vitesh vendi ynë pret me qindra refugjatë kryesisht nga lindja e mesme, që përdorin Shqipërinë si “trampolinë” për të depërtuar në vendet e BE.  Pjesa më e madhe e tyre e zgjedhin vendin tonë si vend tranzit për tu larguar më pas drejt vendeve të BE. Por për shkak të pandemisë e kanë patur të pamundur për të lëvizur prej mbyllje së kufijve.

Duke qenë se nuk kanë një punë dhe sjanë të integruar, situata e tyre ka dalë jashtë kontrollit siç ishte dhe akti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kaluar në bulevardin Bajram Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat