Zhupa: Basha lider evropian, ka bërë të mundur liberalizimin e vizave dhe futjen në NATO

Shqipëria

Zhupa: Basha lider evropian, ka bërë të mundur liberalizimin e vizave dhe futjen në NATO

Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:36
Ina Zhupa

Kandidatja e PD-së Ina Zhupa u shpreh se lider si Basha, një lider evropian dhe ka treguar që ka bërë të mundur liberalizimin e vizave dhe futjen në NATO.

Zhupa: PD-ja ka bërë përpjekje kolosale për të ndryshuar sistemin. Ne kemi përkrahur edhe listat 100% të hapura që të mund të vendosnin njerëzit. Ne kemi bërë të mundur që të bëhej ligji i dekriminalizimit.

Ju e dini se si ka vendosur Edi Rama me vendime të njëanshme për të ruajtur autoritetin e tij si lider për të mbajtur qeverinë. Po ta mbani mend, keni pasur propozimin e Bashës që një kryeministër nuk duhet të ketë më shumë se dy mandate. Këto janë propozime për ndryshim.

Partitë nuk janë të reja apo të vjetra sepse kanë individë të rinj apo të vjetër në brendinë e tyre, por nga njerëzit që i përfaqësojnë. Ku keni një lider si Basha, një lider evropian dhe ka treguar që ka bërë të mundur liberalizimin e vizave dhe futjen në NATO. Ai ka ditur të ketë një bilanc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat