Gjendet i dekompozuar në banesë trupi i një të moshuari, dyshohet se ka ndërruar jetë para…

Shqipëria

Gjendet i dekompozuar në banesë trupi i një të moshuari, dyshohet se ka ndërruar jetë para…

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Trupi i dekompozuar i një 70-vjeçari është gjetur në një banesë, në Korçë.

Mësohet se viktima, Vangjush Prodani kontaktet e fundit me familjarët i ka pasur që para tre muajsh, ndërsa në shtëpi jetonte i vetëm.

Raportohet se Prodani nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore. Kjo nxiti dyshime se 70 vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë.

Megjithatë pritet që të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën kur i moshuari ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat