Kryemadhi: Në listat e LSI shumë të rinj, t’i sjellim një dimension tjetër politikës

Shqipëria

Kryemadhi: Në listat e LSI shumë të rinj, t’i sjellim një dimension tjetër politikës

Më: 20 mars 2021 Në ora: 19:40
Foto nga takimi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi prezantoi tre kandidatët e partisë së saj në Patos.

Gjatë takimit, Kryemadhi e vuri theksin te largimi i të rinjve.

Për të bërë diçka për këtë, tha Kryemadhi, në listat e LSI janë shumë kandidatë të rinj.

“Ne përfaqësohemi në listën e qarkut të Fierit me 3 djem të mrekullueshëm të cilët janë pjesë e strukturave tona dhe janë profesionistë për të cilët kemi nevojë. Unë në fakt do të isha e privilegjuar por dhe krenare sepse një nga pikat kryesore që ka nevojë sot i gjithë qarku i Fierit por aq më shumë Bashkia e Patosit, një rikthim të dimensionit politik dhe të angazhimit të brezit të ri. Qoftë Besi që është shumë i vjetër, qoftë Juardi që e njohim që në vitet e para që ka qenë student në Tiranë dhe ka qenë pjesë e LRI. Mariglenin që e kemi për shkenca politike. Ajo që kemi diskutuar dhe që është një nga pikat tona kryesore është përfshirja e të rinjve dhe rikthimi i jetës profesionale të të rinjve dhe të rejave në qytetin e Patosit. Por edhe rikthimi i vëmendjes në ekonomi. Një nga problemet kryesore që ndjejmë sot kudo është largimi i të rinjve dhe të rejave dhe mungesa e hapësirave për punësim. Unë  mendoj që përfshirja e të rinjve në listat e LSI është një mundësi dhe një angazhim komplet më ndryshe se çfarë kemi pasur më përpara. Mendoj që ne kemi nevojë për të sjellë një dimension tjetër të jetës dhe të politikës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat