Mësuesi vdes 20 ditë pas dozës së parë të vaksinës, doli pozitiv për Covid, çështja në prokurori

Shqipëria

Mësuesi vdes 20 ditë pas dozës së parë të vaksinës, doli pozitiv për Covid, çështja në prokurori

Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Një punonjës i shkollës, Ciro Castellano, 62 vjeç, të cilit iu dha doza e parë e vaksinës AstraZeneca më 26 shkurt, vdiq mbrëmë në spitalin Cardarelli në Napoli.

Të Premten e kaluar, kur kushtet e Castellano u përkeqësuan, anëtarët e familjes, së bashku me avokatin e tyre,  Emilio Coppola, paraqitën një ankesë në Prokurorinë Publike të Napolit me të cilën ata u kërkuan prokurorëve "të ndriçonin përgjegjësitë" nga vaksinimi.

Castellano shërbeu në shkollën e mesme artistike "Santi Apostoli" të qytetit. Ai iu nënshtrua tamponit më 7 Mars, por doli negativ. Sidoqoftë, u ankua për probleme të frymëmarrjes.

Natën tjetër, midis 7 dhe 8 Marsit, anëtarët e familjes së Castellano u detyruan të telefononin 118 që e transportuan atë në urgjencës Cardarelli. Fillimisht, mjekët nuk e konsideruan të nevojshme ta zhvendosnin në një pavijon Covid. Vetëm pasi kishte konstatuar pozitivitetin ndaj Sars-Cov-2, më 8 Mars, 62-vjeçari u shtrua në pavionin special të spitalit të nesërmen, më 9 mars. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore , pavarësisht kujdesit intensiv, mbrëmë mësueis fatkeqësisht ndërroi jetë.

Pas kërkesës së familjes, Prokuroria po heton ngjarjen dhe shkakun e vdekjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat