Vrasës me pagesë/ Ja pista kryesore që po heton policia për vrasjen e Mond Çekiçit

Shqipëria

Vrasës me pagesë/ Ja pista kryesore që po heton policia për vrasjen e Mond Çekiçit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:17
Mond Çekiçi

Atentati mafioz i mëngjesit të së shtunës, ku në lagjen nr 16, të qytetit bregdetar të Durrësit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Edmond Koçi, i njohur me nofkën “Mond Çekiçi”, po hetohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili drejtohet nga drejtori i Policisë kriminale, T.Vocaj dhe drejtori për Krime të Rënda, A. Dashi. Sipas burimeve të deritanishme ngjarja e ndodhur ka të bëjë me të kaluarën kriminale të viktimës.

Ndërsa pista kryesore ku janë përqëndruar hetuesit, ka të bëjë me përplasjen mes grupeve kriminale në qytetin bregdetar, ku hetuesit ngjarjen e së shtunës e lidhin edhe me disa atentate të tjera në Durrës, të ndodhura në 2-3 vitet e fundit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Faxnews se për të rënë në gjurmët e autorëve janë duke u kqyrur dhjetëra kamera sigurie, në vendin ku ndodhi ngjarja. Hetuesit dyshojnë se në atentatin mafioz dyshohet se kanë marrë pjesë të paktën 4 persona, dy prej të cilëve kanë ekzekutuar 40-vjeçarin dhe dy të tjerë që i kanë ndihmuar ata, për t’u larguar pasi dogjën automjetin.

Arma e gjetur në makinën e djegur pas krimit të rëndë është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekzaminim. Por, sipas burimeve është shume e vështirë të gjenden prova në të, pasi ajo është shkrumbuar tërësisht.

Autorët që derdhën të gjithë karikatorin mbi trupin e 40-vjeçarit, dyshohet të  jenë vrasës me pagesë, ndërkohë që nga pamjet e disa kamerave që policia ka sekuestruar, ata duken që kanë qenë të kamufluar me veshje si ato të ushtrisë.  Ndërsa fytyrën e kanë pasur të mbuluar me shall, ç’ka e bën më të vështirë identifikimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat