Rikthehet Donald Lu, mesazh për “peshqit e mëdhenj”

Shqipëria

Rikthehet Donald Lu, mesazh për “peshqit e mëdhenj”

Më: 21 mars 2021 Në ora: 17:25

Teksa shënohen 30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ish-ambasadori Donald Lu ka rikthyer në vëmendje punën e tij kryesore në Shqipëri, reformën në drejtësi dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj.

“Ka qenë nder i jetës sime të shërbeja si ambasador nga 2015 deri në 2018 në Shqipëri. Gjatë atyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj.

Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”.

Donald Lu i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 13 Janar 2015 dhe ishte ambasadori i nëntë i SHBA në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat