Festa e Sulltan Novruzit, Ambasadorja Yuri Kim viziton Baba Mondin në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë

Shqipëria

Festa e Sulltan Novruzit, Ambasadorja Yuri Kim viziton Baba Mondin në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:26
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, në vigjilje të festës së Sulltan Novruzit ka vizituar Baba Mondin, në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.

Kjo vizitë vjen pasi ditën e sotme, (datë 22.03.2021) është shënuar festa e Sulltan Novruzit, e cila e ka origjinën nga persishtja dhe do të thotë “dita e re”.

Në vendin tonë festa e Novruzit mbahet me 22 mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 mars dhe vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga 21 marsi deri në 24 mars.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat